Motorola zbuloi telefonët që do të kalojnë në Android Marshmallow

Jemi në virgjilje të debutimit të Android Marshmallow në telefonët e parë. Dhe pasi Google njoftoi se më 5 Tetor Android Marshmallow do të arrijë telefonët Nexus.

Tani e ka radhën Motorola për njoftimin e saj. Dikur në zotërimin e Google sot pjesë e Lenovo, Motorola publikoi një listë të smartfonëve që do të marrin versionin më të fundit të Android:

– Motorola Moto X Style 2015

– Motorola Moto X Play 2015

– Motorola Moto G 2015

– Motorola Moto X 2014

– Motorola Moto G dhe G 4G LTE 2014

Në listën e mësipëme kemi përfshirë vetëm modelet të cilat janë të disponueshme globalisht duke qenë se informacioni nga Motorola përmbante edhe modele vetëm për tregun Amerikan. Për fat jo të mirë Motorola nuk dha një afat kohor. (PCWorld Albanian)

Lajme të ngjashme

Back to top button