Letër e hapur deri te z-nja Teuta Arifi

Letër e hapur deri te z-nja Teuta Arifi,

E nderuara z-nja Teuta Arifi,

E di që jeni e zënë me obligimet tuaja, por ju lutem që të gjeni një minut dhe ta lexoni këtë letër, me të cilën ju drejtohem vetëm si Bekim Tateshi, tifoz i klubit futbollistik të zemrës Shkëndija.

Së bashku me kryetarin e Federates te Futbollit na premtuat se punimet për rekonstruimin e stadiumit të qytetit do te fillojne ne Mars te 2015 e do perfundojne deri ne Gusht të 2015. Sipas informatave jozyrtare punët shkojnë shumë ngadalë dhe te neve tifozët shkakton pakënaqësi, sepse shumica nga ne nuk mund të shijojmë Shkëndinë më të fortë që nga krijimi i saj.

Andaj, ju lutem, bëni të pamundurën për këtë armatë të madhe kuq e zi dhe na mundësoni edhe neve, si të tjerët, ti gëzohemi suskeseve të klubit tonë, se si tifoz edhe prind i tifozëve të mitur, si dhe shumë prind të tjerë, jemi të brengosur për udhëtimet e shpeshta të fëmijëve tonë nëpër qytete të ndryshme.

Tetova është qytet i futbollit dhe ekipet e saja jane kampione dhe fituese të kupës dhe meritojnë stadiumin me standarde optimale që ndeshjet europiane ti luajnë në Tetovë. Nëse keni pak kohë vizitoni fëmijët te stadiumi afër Teqes dhe te Qendra sportive dhe te shifni cfare energji ka ne keto dy vende, sa talentë do dalin prej tyre dhe do jenë ambasadorët tonë në Europë.

Mbes me shpresë, e nderuara z-nja Teuta Arifi, që te ju dhe ekipi juaj do të mbizotrojë arsyeja dhe mirëkuptimi, do të lihen anash interesat e ngushta të natyrave të ndryshme dhe do shpejtoni punimet për dhe rreth stadiumit.

Me respekt,
Bekim Tateshi
Tifoz i KF “Shkëndija”

Lajme të ngjashme

Back to top button