Diaspora Shqiptare: Të zgjidhet statusi i veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të UÇK-së

Kryetari i Diasporës Shqiptare për Maqedoni, Xhevat Sherifi, i shoqëruar nga Musa Lamallari (Tim Shkupi) anëtar i Këshillit Drejtues të DSHM-së, Bejtullah Elezi kryetar i degës së SHVL-së për Shkup, Xhemail Lamallari sekretar i SHVL-së për Shkup, Izer Ajvazi kryetar i degës së SHVL-së për Kumanovë dhe Besim Hoda kryetar i OVL-së, vizituan zonën e Karadakut, përfshirë fshatrat Sllupçan, Opajë, Mateç, Vishticë, Vaksincë, Çerkez, qytetin e Kumanovës, Haraçinën, Hasan Begun dhe Shkupin, me ç’rast dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së u ndanë ndihma nga Diaspora Shqiptare për Maqedoni. 

Xhevat Sherifi, i cili para disa ditëve erdhi në vizitë në Maqedoni nga SHBA, deshi që në cilësinë e kryetarit të DSHM-së personalisht dhe drejtpërdrejt të njoftohet me gjendjen reale të invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve, të cilët në vitin 2001 u rreshtuan në emër të realizimit të idealeve dhe synimeve kombëtare. 

“DSHM do të vazhdojë me këtë tip të iniciativave duke i kontaktuar drejtpërdrejt familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës dhe drejtpërdrejt do t’i dorëzojë ndihmat të cilat i grumbullon diaspora shqiptare.” thonë nga kjo organizatë.

DSHM me keqardhje konstaton se 12 vite pas përfundimit të konfliktit të vitit 2001, statusi i veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve akoma nuk është zgjidhur. Edhe përkundër premtimeve elektorale se statusi i kësaj kategorie të njerëzve do të zgjidhet, deri më sot kjo çështje nuk ka lëvizur aspak. Duam t’i përkujtojmë të gjithë faktorët relevant se zgjidhja e statusit të veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të luftës së vitit 2001 është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit. Përderisa nuk ka zgjidhje institucionale dhe ligjore të kësaj çështje, Marrëveshja e Ohrit do të llogaritet së nuk është implementuar tërësisht.

DSHM kërkon nga faktori politik shqiptarë, i cili është në këto pozicione falë sakrificës të këtyre njerëzve, që intensivisht të angazhohet dhe të zgjidhë statusin e tyre

Lajme të ngjashme

Back to top button