Spasevski: Terreni i tenisit në Çairi do të rikthehet në gjendjen e mëparshme

Terreni i tenisit në Fushë-Topanë të Çairit së shpejti do të rikthehet në gjendjen e mëparshme, pra atë të tenisit dhe jo në gjendjen e re shumë-funksionale siç e kishte përshtatur komuna. Vendimi erdhi pas takimit mes grupeve të punës nga Agjencia për Rini dhe Sport dhe Komunës së Çairit, shkruan Alsat-M. Edhe pse marrëveshja nuk parashikon kornizë kohore, drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport Marjan Spasevski u shpreh i bindur se vendimi do të realizohet shumë shpejtë.

“Grupet e punës nga Agjencia për Rini dhe Sport dhe nga komuna Çair u takuan patën një takim pune dhe hetuan gjendjen faktike. Po ashtu, u morëm vesh që në periudhën e ardhshme të ketë investim adekuat nga komuna e Çairit për kthimin në gjendjen e mëparshme të terrenit të tenisit, dhe gjithsesi të vihet në funksion të qytetarëve që praktikojnë këtë sport”, tha Marjan Spasevski, Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport.

Lajme të ngjashme

Back to top button