Ristevski: Pushteti ka interes ta fshehë numrin e vërtetë e të punësuarve në admnistratë

Për pagat dhe kompensimet për administratën, për vitin e ardhshëm nga buxheti janë ndarë mbi 421 milionë euro. Sipas analizave nga viti në vit, ndarja e mjeteve për administratën rritet. Në vitin 2011 janë ndarë 365 milionë euro, për vitin 2015, përafërsisht 400 milionë euro, ndërkaq nëse i mbledhim për 6 vite duke e përfshirë edhe vitin 2016, shtetit i janë harxhuar përafërsisht 2,3 miliardë euro, njofton Libertas.

Numri i të punësuarve në administratë deri para disa ditëve është mbajtur në fshehtësi të madhe. Pasi që para disa ditëve doli se në administratë janë të punësuar 180.000 persona në sektorin publik, dhe Ministria për Shoqëri Informatike doli me informata se në administratë punojnë 123.000 persona. Këtë vit duhet të mbarojë përpunimi i regjistrit i cili do të duhet ta tregojë numrin e saktë të administratës.

Profesori universitar, Temelko Ristevski e ka komentuar çështjen e fshehjes së numrit real të të punësuarve në administratë nga ana e pushtetit aktual.

“Mendoj që numri i saktë është 185.000 të punësuar. Për shkak se administrata çdo vit po “fryhet” me kuadro të rinj. Para katër-pesë viteve, është operuar me numër prej 120.000, me “fryrje”, konstante të administratës ky numër që moti është kapërcyer. Pushteti ka interes ta fshehë numrin e vërtetë të të punësuarve në administratë, për shkak se jashtëzakonisht po e ngarkon buxhetin nga njëra anë, ndërkaq nga tjetra është mjaft efikase”.

Profesori Ristevski është deklaruar edhe në lidhje me njoftimin nga Ministria për Shoqëri Informatike për përpunimin e regjistrit për të punësuarve në administratën shtetërore, duke thënë se regjistri është punë e mirë, mirëpo duke e pasur parasysh përvojën nga kjo garniturë politike, ata kanë treguar se janë falsifikatorë të shkathët.

Lajme të ngjashme

Back to top button