Partia e Pensionistëve: Shoqata e Pensionistëve është megafon i pushtetit aktual

“Udhëheqësia e Shoqatës së Pensionistëve të Maqedonisë (SHPM), në vend që të merret me përmirësimin e statusit dhe të drejtave të pensionistëve të Maqedonisë, nga vetëm arsyet e njohura për to, vazhdon të veprojë në dobi të garniturës së tanishme politike në pushtet, duke e marrë rolin e zëdhënësit të pushtetit dhe si SHPM të jetë rob politik të cilin ata e kanë “fituar” dhe është në pronësi të tyre”, njofton Meta.

Me reagim të këtillë është drejtuar Partia për Bashkim të Pensionistëve dhe Qytetarëve të Maqedonisë (PBPQM), për arsye, siç thuhet nga ata, vazhdimin e pabazuar të mbështetjes nga ana e udhëheqjes së SHPM-së ndaj Qeverisë, gjegjësisht ndaj manipulimit të tyre me pensionistët në lidhje me pretendimin për zmadhim të pensioneve për 5%.

“Përfundimisht koha është që udhëheqësia e SHMP-së, veçmas kryetari i saj, të kthehet drejt atyre, nga anëtarësia e të cilëve marrin të ardhura të bujshme personale. Nëse, përsëri, duan të veprojnë politikisht, le të tregojnë të paktën guxim minimal edhe si individë, të kyçen në cilën parti të duan. Ashtu nga SHPM do të lirohen nga dyshimi se ajo është zyre e partisë pushtetare. Ajo të paktën është më e ndershme për anëtarët dhe qytetarët, sepse qartë do të shihet se kush për çfarë qëndrime është, kujt i takon dhe pse përfitimet personale të tyre i paraqesin si qëndrime të anëtarëve të SHPM-së, saktësisht të pensionistëve në përgjithsi”, thuhet në reagimin me shkrim të SHPM-së.

Nga SHPB, gjithashtu, i përkujtojnë të gjithë pensionistët, pa marrë parasysh orientimin e tyre politik, se ky pushtet dyer deri më tani në vitin 2014 edhe në 2015 e ka suspenduar nenin 37 të Ligjit për sigurim dhe pension invalidor, e cila rregullohet në harmonizim me pensionet e rregullta, vetëm për shkak të manipulimit me termin “rritje” të pensioneve dhe se m’u në kohë të qeverisjes së tyre, ka pasur zvogëlim të ndjeshëm në përqindjen e pensioneve në krahasim me pagën mesatare, për të cilën asnjëherë nuk ka pasur reagim publik për ta kritikuar këtë nga ana e SHPM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button