​Ronaldo: E di që jam treguar pak bastard

Ronaldo u ka kërkuar falje medieve duke thënë se është treguar ‘pak bastard’ ndaj tyre.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka thyer rekordin e Raul Gonzales, duke shënuar 324 gola me fanellën e Realit.

Real Madridi përgatiti një ceremoni për yllin portugez duke e përgëzuar për rekordin që theu, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Real Madridit, transmeton Express.

Ronaldo u kërkoi falje medieve, duke thënë se ka qenë ‘pak bastard’ ndaj tyre.

“Dua t’i falënderoi mediat. E di që jam treguar pak bastard ndaj tyre, por kështu jam unë”, tha ndër të tjera Cristiano Ronaldo gjatë ceremonisë së përgatitur për nder të tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button