Serbi, zbulohet një arsenal me armë në Vërshac

Policia në Vërshac, në verilindje të Serbisë, gjatë kontrollit të dyqaneve dhe shtëpive private, zbuloi një sasi të madhe të armëve, municionit dhe pjesë të pajisjeve policore, të gjitha që posedoheshin ilegalisht, raporton Anadolu Agency (AA).

Me këtë rast janë gjetur 11 armë të ndryshme, katër pistoleta, dy revolverë, një granatë dore, mina hedhës, jelek antiplumb, maska, xhaketa luftarake dhe pjesë të uniformave, një sasi të madhe të municioneve të kalibrave të ndryshëm, rreth 200 telefonë celularë dhe dy automjete motorike të klasit të lartë dhe shumtë targa të regjistrimit, thuhet në njoftimin e Ministrisë së punëve të Brendshme të Serbisë.

Policia arrestoi dhe mbajti deri në 48 orë një personi për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale prodhimit të paautorizuar, posedim, kryerje dhe transport të armëve dhe eksplozivëve dhe në mënyrë të paautorizuar është marrë me veprimtari të caktuar.

I dyshuarit gjatë kallëzimit penal do të nxirret para prokurorit kompetent.

Lajme të ngjashme

Back to top button