USHT, filloi Seminari IX Ndërkombëtar i Albanologjisë

Sot në Universitetin Shtetëror të  Tetovës filloi  Seminari IX Ndërkombëtar i Albanologjisë  me temë  “Lokalja dhe universalja në  kulturën shqiptare”.

Të  pranishmit i përshëndeti rektori i Universitetit Shtetërortë  Tetovës prof.dr.Vullnet Ameti i cili mes tjerash tha se  “ky është  viti i nëntë  me rradhë  i seminarit që  organizohet nga universiteti ynë  dhe besojmë  se do të  vijojë  të  jetë  i suksesshë m sikurse edicionet paraprake pë r t’i kontribuar shkencë s së  albanologjisë  dhe studimeve të  mirë fillta shkencore. “

Prezent ishte edhe ministri i arsimit Abdilaqim Ademi i cili gjithashtu i përshëndeti të  pranishmit dhe theksoi se Ministria e Arsimit vazhdon të  përkrah Universitetin Shtetëror të  Tetovës, kështu duke thënë  se tanimë  ë shtë  ndarë  edhe buxheti për vitin 2016 ku USHT zë  një  vend të  veçantë  duke u radhitur e dyta, pas Universitetit të  Shkupit.

Sipas Ademit Universiteti Shtetëror i Tetovës tanimë do të merr 21% të buxhetit ndërsa nuk do të mungojnë edhe investimet kapitale për ndërtimin e objekteve të nevojshme për universitetin.

Seminari i Albanologjisë do të zgjas dy ditë ndërsa në të dhjetëra profesorë do të shpalosin studimet e tyre mbi albanologjinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button