Paris, samit për zhvillimet në Ukrainë

Liderët e Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Ukrainës në një samit të mbajtur në Paris kanë diskutuar për zhvillimet në Ukrainë. Liderët e vendeve të cilët njihen ndryshe si katërshja e Normandisë janë mbledhur në rezidencën Elysee, raporton Anadolu Agency (AA).

Para Samitit Presidenti francez, François Hollande ka kryer takime të veçanta dypalëshe me Presidentin rus, Vladimir Putin dhe Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

Ndërsa në anën tjetër theksohet se edhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kryer një takim dypalësh me Putin, ndërsa pritet që Hollande dhe Merkel të takohen në orët në vijim.

Pas samitit në orët e mbrëmjes theksohet se do të mbahet një konferencë për shtyp.

Katërshja e Normandisë u mblodh për herë të parë në qershor të vitit 2014 pas konflikteve në Ukrainë dhe aneksimit të Krimesë.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) me synimin për të gjetur një zgjidhje ndaj krizës në lindje të Ukrainës javën e kaluar në kryeqytetin Minsk të Bjellorusisë u mblodh në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar nga Grupi i Kontaktit Trepalësh i cili formohet nga Rusia dhe Ukraina dhe pati njoftuar se ka nisur procesi për tërheqjen e armëve më të vogla se 100 milimetër 15 kilometra nga vija e frontit.

Në një takim të Grupi i Kontaktit Trepalësh të mbajtur me 12 shkurt në Minsk ishte arritur një marrëveshje për tërheqjen e armëve më të mëdha se 100 milimetra, ku në bazë të marrëveshje armët do të tërhiqeshin 50 deri në 140 kiloemtra nga vija e frontit sipas madhësisë së armëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button