Enca sjell këngën e re (Video)

Pas ‘Soul Killa’, Enca më në fund ka publikuar edhe këngën më të re, për të cilën ka folur shumë.
“Asnjëhere më parë nuk kam qenë kaq nervoze dhe e emocionuar për një projekt. Shpresoj të ju pëlqejë!”, ka shkruar këngëtarja në profilin e saj në rrjetin social Instagram. Enca gjithashtu me anë të një postimi e ka sqaruar edhe domethënien e fjalës Goddess:
“Një grua e cila është në proces të të mësuarit për të ditur, pranuar dhe dashur veten në të gjitha nivelet, Mendjen, Trupin dhe Shpirtin. Një grua që, meqë fokusohet në rritjen personale dhe ndërgjegjësimin e vetes, përjeton një jetë të mbushur gjithnjë e më shumë me paqe, dashuri, hare, pasion dhe argëtim.
Një grua e cila e kupton që ajo ka kapacitete të palimituara për ta bërë jetën e saj çfarëdo që ajo do. Një grua që është inspiruar për t’i dhënë atyre rreth saj për shkak të sensit të saj mirënjohës dhe begatisë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button