Shkup, shumë aktivitete për ngjarjen “Ndërtojmë urat së bashku”

Mbi 700 studentë nga tridhjetë shkolla nga mbarë vendin do të vijnë së bashku gjatë evenimentit të përkrahur nga OSBE që do të mbahet në Shkup, më 3 tetor.

Studentët, të cilët kanë përfituar grante nga Fondi “Ndërtimi i urave” do të marrin pjesë në ngjarjen promovuese në të cilën do të ketë këngë të përbashkëta, shfaqje teatrale, aktivitete sportive, si dhe valle.

Në këtë eveniment do të performojnë artistët muzikor dhe anëtarë të Fondit Rebeka dhe Toni Zen, së bashku me Fleka Bend, si dhe konkurrentja e “X Factor- Albania” Kanita Suma.

Me këtë rast, zëvendës shefja e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorja Marianne Berecz, ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, ambasadori zvicerian Stefano Lazaroto, si dhe ambasadori holandez Wouter Plomp do t’u drejtohen të pranishmëve, njofton Portalb.

që do të mbahet te Parku i Qytetit të Shkupit (lokacioni Guaskë) të shtunën, më 3 tetor 2015, me fillim në ora 12:00.

“Fondi Ndërtimi i urave” ofron grante për komunat, shkollat, nxënësit, mësuesit dhe prindërit që të organizojnë aktivitete të përbashkëta në mes komuniteteve të ndryshme etnike.

Fondi është angazhim i përbashkët nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ambasadës zvicerane, Ambasada e Holandës dhe Misionit të OSBE-së në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button