7 shtete deklaratë të përbashkët për sulmet e Rusisë në Siri

SHBA-ja, Turqia, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Katari dhe Arabia Saudite kanë reaguar me një deklaratë të përbashkët mbi sulmet e Rusisë në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të këtyre vendeve thuhet se Rusia duhet ti japë fund sulmeve ndaj opozitarëve dhe civilëve në Siri dhe duhet të përqendrohet në sulmet kundër DAESH.

Në deklaratën ku nxirret në pah shqetësimi mbi këtu sulme thuhet ndër të tjera se: “Si qeveri të SHBA-së, Turqisë, Britanisë së Madhe, Francës, Katarit, dhe Arabisë Saudite në lidhje me operacionet e Rusisë në Siri deklarojmë se:  Jemi thellësisht të shqetësuar për dërgimin e shumë trupave Ruse në Siri si dhe sulmet të cilat vazhdojnë që prej ditës së djeshme në Hums, Hama dhe Idlib, sulme këto të cilat kanë në shënjestër opozitarët dhe civilët, si dhe mënjanojnë DAESH”.

Deklarata vazhdon se: “Këto aktivitete ushtarake të cilat janë shkak për rritjen e tensioneve në këtë vend nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se ndihmojnë në rritjen e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Federata ruse duhet ti japë sa më shpejt fund sulmeve ndaj civilëve dhe opozitarëve dhe duhet të përqendrohet në luftën kundër DAESH”.

Ndërkohë që në sulmet e djeshme u raportua për 36 civilë të vrarë Rusia i kundërshton duke pretenduar se sulmet e saj ishin vetëm kundrejt DAESH dhe organizatave të tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button