Tetova mbetet e komunizmit

Shkollat e mesme në Tetovë ende mbajnë emrat e pjesëtarëve të periudhës së komunizmit edhe pse kjo nuk përkon me realitetin dhe përbërjen etnike të nxënësve që mësojnë në këto shkolla. Iniciativë për ndërrimin e emrave të shkollave ka pasur nga ana e shkollës së mesme të mjekësisë dhe shkollës së mesme tekstile, por megjithatë kjo ka hasur në vesh të shurdhër, njofton Portalb.

Reagim ka pasur nga ana e Ministrisë së Arsimit ku muaj më parë u tha se shkollës së mesme “Mosha Pijade” ia kanë ndërruar emrin. Por, megjithatë kjo në realitet është shumë më ndryshe sepse  kjo shkollë mban ende të njëjtin emër.

Gjatë tentimit për të marrë qëndrimin e zv/drejtorit të kësaj shkolle, Sherif Abdiramani se si qëndron puna me këtë çështje, ai theksoi se “kjo nuk e tangon atë por për këtë duhet të përgjigjen organet kompetente”,njofton Portalb.

Po ashtu, ai u mundua të përgënjeshtrojë deklaratën e ministrit të arsimit që u shpreh muaj më parë se emri i kësaj shkolle ka ndryshuar, duke u shprehur se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Nga sektori për arsim i  Komunës së Tetovës refuzuan që të komentojnë për temën në fjalë duke na drejtuar që për këtë të kërkojmë përgjigje në ministri, sepse ai tha se nuk ka njohuri për procedurën në fjalë.

Përderisa autoritetet që duhet të kujdesen për këtë problem nuk reagojnë,shkollat vazhdojnë të mbajnë të njëjtat emra të pjesëtarëve të komunizmit dhe të shprehin një realitet ndryshe nga ai që është në të vërtetë me përbërjen etnike të nxënësve,njofton Portalb.

Afërdita Abdiu

Lajme të ngjashme

Back to top button