Lama kërkon dorëheqjen e Veselit, ai po e miraton bllokadën

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama, ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli që të jep dorëheqje pasi, sipas saj, ai nuk po është i aftë që ta drejtojë seancën e Kuvendit.

Ajo vlerëson se sjelljet e Veselit janë miratim i bllokadës së punës së Kuvendit, raporton lajmi.net. E krejt kjo po ndodhë pasi, siç pranon Lama, ai nuk po e zbaton rregulloren në situata të ngjashme sikur këto të ditës së sotme.

Ky është postimi i plotë i Alma Lamës në Facebook:

Nese Kadri Veseli nuk eshte ne gjendje ta drejtoje seancen e Kuvendit, eshte mire te jape doreheqje. Ai po mbyll punimet ne vend qe t’ivazhdoje ato; ai po deklaron se sigurimi i Kuvendit nuk do te hyje ne salle, ne vend qe te citoje rregulloren e Kuvendit per situata te tilla. Sot beri gafen e radhes, mikrofonin e tij e vuri ne dispozicion te deputeteve qe po e bllokojne foltoren, ne vend qe te drejtoje seancen. Keto sjellje jane miratim i bllokades, per mendimin tim.
Bllokimi fizik i foltores dhe punes se Kuvendit eshte precedent i rrezikshem, ku pakica me dhune po tenton te imponoje qendrimet e saj, e kjo demokratike nuk eshte.

Nese opozita nuk pajtohet me Marreveshjen e Asosacionit, le ta sjellje ne Kuvend iniciativen per anulimin e saj dhe le te votohet per te. Pra le te triumfoje vullneti i shumices se deputeteve si perfaqesues te sovranit.
Bllokimi i foltores eshte rruge qorre.

Lajme të ngjashme

Back to top button