Rusia qëllon brenda ditës 8 caqe të ISIS, Putin: Viktimat civile u lajmëruan para se të nisnin sulmet

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar sot se informatat mbi viktimat civile nga sulmet e ushtrisë ruse kanë dalë përpara se Rusia të kryejë sulmet ajrore.

“Sa për informatat që qarkullojnë nëpër media se ndërhyrjet ushtarake ruse kanë lënë viktima civile, kemi qenë gati për to. Tërheq vërejtjen se viktimat civile u lajmëruan përpara se Rusia të nisë sulmet ushtarake, madje përpara se avionët të ngriheshin lart”, ka thënë Putin.

Ndërkohë, Rusia ka nisur misionin ushtarak kundër caqeve terroriste ditën e djeshme, me kërkesë të Presidentit sirian, Bashar al-Assad. Deri më tani, mësohet se rusët kanë qëlluar tetë caqe të ISIS.

Lajme të ngjashme

Back to top button