Tekst joserioz me titull atraktiv

Ky tekst nuk plotëson asnjë standard gazetaresk. Nuk ka burime, nuk ka fakte, nuk ka deklarata, nuk ka asgjë. Ka vetëm titull atraktiv dhe asgjë më tepër.

Доказ.Мк – Чудо во манастир  Свештеник со молитви ги лекува луѓето од ракLinku deri te artikulli origjinal: Çudi në manastir: Prifit me lutje i shëron njerëzit na kanceri

Data dhe koha e publikimit: 18.09.2015

Data e recensionit: 28.09.2015

Recensuese: Аna Anastasovska

“Çdo të shtunë të dytë, lum njerëzish shkojnë në Maçva, në manastirin Ilinje, në afërsi të Shabacit, ku abati i tij, Isaija, me lutje i shëron njerëzit nga sëmundjes më serioze dhe i largon demonët nga ata që janë kapluar prej tyre.”

Që në fillim teksti është joserioz, veçanërisht për shkak se bëhet fjalë për shërbimin e sëmundjeve serioze me ndihmën e lutjeve dhe largimin e demonëve. Është e logjikshme që lexuesi të pyetet si ka mundësi të ekzistojë një gjë e tillë? Veçanërisht demonët, e madje edhe largimi i tyre. Se a është e vërtetë dhe sa shëron prifti i përmendur nga sëmundjet serioze, për këtë duhet dikush të dëshmojë.

Mirëpo, për fat të keq, në tekst nuk ka një gjë të tillë. Nga ai “lum njerëzish”, a thua nuk u gjet vetëm një njeri të ndalet dhe të japë një deklaratë, të dëshmojë për përvojën e tij personale?

“Ne lutemi, e mjekët shërojnë, ndërsa Zoti i largon sëmundjet – thotë abati Isaija, i cili beson se në Ilinje mund të gjejnë ilaç për skizofreni dhe sëmundjet e tjera mendore, si për kancerin.”

Përsëri deklaratë e zbrazët, të cilën mund ta japë çdokush, mirëpo që ajo të jetë e vërtetë, duhet të verifikohet dhe të jepen fakte dhe dëshmi. Kjo mungon në këtë tekst. Prej nga të jemi të sigurt se deklaratën e ka dhënë abati? Kur e ka dhënë dhe për kë, nuk është theksuar. Kjo mund të kualifikohet vetëm si premtime dhe deklarata boshe. Nuk ka deklarata nga njerëzit e shëruar ose nga njerëzit nga të cilët është larguar demoni.

Në fund të artikullit ka edhe një video-inçizim, për të cilin thuhet: “Shihni se si duket një ritual në këtë manastir”.

E shikuam dhe asgjë nuk pamë, e as dëgjuam, përveç fjalës “aleluja”. Nga video-inçizimi nuk mund të shihet asnjë ritual, e aq më pak se për çfarë rituali bëhet fjalë, a ka shëruar dikë prifti në atë moment apo e ka larguar demonin prej dikujt.

Tekstet e këtilla shumë shpesh mund të hasen në mediet tona, mirëpo ato janë të paverifikuara, e as që i kushtohet kujdes asaj se prej ku merren. Nuk është theksuar burimi, kështu që lexuesi nuk e ka idenë se a bëhet fjalë për medie serioze ose jo. Nuk është shkruar asgjë më tepër për atë manastir dhe për atë prift. Autori ka mundur të përpiqet dhe të vijë deri te më tepër informata që ta kënaqë kërshërinë e lexuesit. Tekstet e këtilla mund të jenë të rrezikshme, veçanërisht kur i lexojnë njerëz që me të vërtetë kanë ndonjë hall, të cilët me të vërtetë janë të sëmurë, dhe zgjidhjen e kërkojnë në gjithçka që do ta dëgjojnë.

(Nga Shërbimi për verifikimin e fakteve në media)

Lajme të ngjashme

Back to top button