Kuvendi vazhdon mbledhjen e ndërprerë

Kuvendin i Republikës së Kosovës sot do të vazhdojë seancën plenare, me pikat e papërfunduara nga mbledhja e 17 shtatorit.

Në rend dite të kësaj mbledhjeje janë shqyrtimet e dyta të projektligjeve për Letërnjoftimin dhe për Treguesit gjeografikë dhe për emërtimet e origjinës.

Gjithashtu sot pritet të bëhet edhe emërimi i anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas, si dhe i një anëtarit të Komisionit për Kërkesa Pronësore. Në rend dite është edhe formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të RTK-së nga komuniteti serb.

Seanca fillon në orën 10:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button