Promovimi nuk është lajm!

[Recension: “Llojan-Miratoc”/ AZIZI: BDI ka ndërmarrë gjitha masat e nevojshme për përshpejtimin e çështjes]

Tekstin që po e recensojmë për shkak të mungesës së shumë detajeve, nga publiku interpetohet si promovim ose reklamë. “Deputetja e zonës Kaltrina Azizi ka thënë se është i nevojshëm të hapet vendkalimi kufitar Llojan-Miratoc”. Ky rresht nuk ka asgjë që përbën lajm, sepse ekzistenca e “nevojës” është konstatuar me vite.

Llojan Miratoc”  AZIZI  BDI ka ndërmarrë gjitha masat e nevojshme për përshpejtimin e çështjes   AKTUALE.MKLinku deri te artikulli origjinal: “Llojan-Miratoc”/ AZIZI: BDI ka ndërmarrë gjitha masat e nevojshme për përshpejtimin e çështjes

Data dhe koha e publikimit: 27.09.2015

Data e recensionit: 28.09.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Lajmi ka të bëjë me raportimin rreth aktiviteteve të deputetes Kaltrin Azizi. Një gjë e tillë është korrekte por lajmi do të duhet të ketë edhe elemente të tjera, që ai të jetë i plotë. Në të kundërt interpretohet si promovues por jo dhe informues.

Paragrafi në vijim flet për masat e ndërmarra drejtë realizimit të çështjes për të cilën flitet në tekst hapja e një vendkalimi kufitar. Gazetari veç fjalëve të deputetes do të duhej të shpaloste edhe fakte të tjera për çështjen në fjalë. Që nga opinionet e banorëve e deri tek masat konkrete, që publiku mos të mbesë vetëm me fjalët e një pale.

Sipas saj, BDI, si parti bashkë-qeverisëse ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në funksion të përshpejtimit të kësaj çështje si dhe të gjitha çështjeve tjera në të mirë të qytetarëve shqiptarë. “Kohën e kemi dëshmitar të qëllimit dhe angazhimit tonë. Andaj shpresoj që në një të ardhme shumë të afërt qytetarët do të mundë ta gëzojnë të drejtën e kalimit në relacionet Llojan-Miratoc”, ka nënvizuar deputetja e BDI-së, Kaltrina Azizi.

Në lajm mungon sfondi, informacioni shtesë. Për një lajm si ky ka mjaftë informacion shtesë i cili do të shpaloste më qartë çështjet për të cilat flet deputetja. I rëndësishëm është informacioni se dhjetëra herë banorët e këtij fshati kanë protestuar për të kërkuar realizimin e këtij projekti të premtuar ndër vite. Po ky premtim është bërë edhe në fushata elektorale, ndërsa fillimisht hapja e tij është premtua në vitin 2003.
Gazetari profesionist do të raportonte se vendkalimi kufitar i pa hapur Llojan-Miratoc ndodhet në pjesën veriore të vendit, në fshatin Llojan të Komunës së Likovës. Një lexues nga një qytet i lindjes ose perëndimit të vendit mund të mos e dijë se ku është Llojani.

Lajme të ngjashme

Back to top button