Vazhdon seanca e 67 Parlamentare

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në vazhdimin e sotëm të seancës së 67­-të do të debatojë për propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për zona zhvillimore teknologjiko­-industriale, për zona të gjelbra industriale, për sigurimin pensional dhe invalidor dhe për mbrojtje sociale, me procedurë të shkurtër. Në rend dite të seancës është edhe Propozim ligji për Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2016, gjithashtu me procedurë të shkurtuar.

Në mesin e pikave të seancës janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për shoqëritë tregtare, për metrologji, të Ligjit për automjete, të Ligjit për energjetikë, për lëndë minerale, për falimentim, për kadastrën e patundshmërive, për vlerësim, për ndërmjetësim dhe për ekspertizë, të gjitha në lexim të parë.

Deputetët do të debatojnë edhe për propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë, si dhe për Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikime elektronike, gjithashtu të gjitha në lexim të pare, njofton MIA.

Lajme të ngjashme

Back to top button