Mungesa e instiktit revolucionar

Sa kohë njerëzit dhe masa nuk e ngrijnë  zërin, regjimi autoritar mund të vijojë një kohë të gjatë dhe të mbetet në pushtet. Neglizhenca dhe paraliza e pjesëmarrjes së vogël, kundër regjimeve totalitare dhe autoritare, durimi, shtypja e vazhdueshme është mungesa e instinktit revolucionar sado absurde të tingëllojë, popujt që kanë qenë të shtypur, të robëruar, që ende nuk e kanë shijuar, janë  në gjumë, në margjinë dhe pasivitet, quhet pushtet i popullit, tirani e shumicës shkruan në esetë politike një politikolog perëndimor që nuk më kujtohet emri. Është pikërisht një fenomen  që vërehet sot te qytetarët maqedonas. Pas orës gjashtë, me fillimin e protestave duke kaluar në këmbë urën e gurtë turma afroheshin sheshit. Vërehet mos marrja masive e qytetarëve nëpër mitingje dhe protesta. Shumica kishin dalë nëpër ballkone, një pjesë jashtë nëpër parqe duke pirë birra të ftohta, pjesa tjetër e padukshme, ishin spektatorë duke përcjellë aktorët e dramës kishin futur kokën në lesh, dhe kishin zënë veshët me pambuk. Ata ishin familjarizuar, e duronin brutalitetin, varfërinë nuk e luftojnë dhe nuk i bëjnë ballë dhe rezistencë totalitarizmit dhe tiranisë. Pas përgjimeve, shpërthimeve të bombave, dalja në shesh të skandaleve, që deri tani në shtetet e Evropës nuk kanë ndodhur, kjo qeveri jo se  i ngjan shteteve Bahama por regjimeve rebeluese të shteteve afrikane. Shtrohet pyetja, po sikur të kishin ndodhur në shtetet demokratike ose shteteve, ish kampit socialist të Evropës lindore? Ata nëpërmjet NATO-s do ti rrëzonin  regjime të tilla autoritare dhe totalitare,  sipas kritereve dhe mekanizmave demokratike. Në qoftë se  ata do tentonin të rrinë edhe më tej në pushtet, më në fund do ti përmbysnin nëpërmjet revolucionit.

“Zhdukja e aristokracisë

Revolta e masës, protesta greva, deri në trazira radikale, janë i vetmi mjet dhe doktrinë, që quhet “lokomotiva e historisë për zhdukjen dhe përmbysjen e regjimeve despotike”. Në këta dy dekadat e fundit, pas pluralizmit nuk ka pasur protesta masive dhe radikale të popullatës shqiptare në Maqedoni. Kurse në dy shtetet shqiptare opozita dhe shoqatat kanë  tubuar dhjetëra mijëra demonstrues në sheshet e Tiranës dhe të Prishtinës, kundër institucioneve ligjeve dhe liderëve të tyre. Avantazhi motori, si element i fuqishëm për kauzën dhe interesat e popullit, është klasa intelektuale dhe klasa e mesme (aristokrate). Në Maqedoni pas shpërbërjes së Perandorisë Otomane, klasa aristokrate esnafët, dyqanxhinjtë me artizanate, administratorët intelektualët, që kishin punuar në strukturat dhe institucionet e Perandorisë u zhdukën dhe u eliminuan nga okupatorët serb. Në Shqipëri, pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane,  klasa e mesme aristokrate kishte ngelur. Pastaj ishte në rritje në periudhën e Monarkisë së mbretit Zog. Diktatura komuniste e Enver Hoxhës, e zhduku klasën aristokrate, por rrënjët nuk ishin shfarosur. Pas diktaturës filloi të rilindë. Mjerisht gjatë gjithë shekullit të kaluar, në Maqedoni ka  munguar klasa aristokrate dhe qytetare. Shumica dërrmuese e popullatës mbi  tetëdhjetë për qind mbetën në viset rurale dhe fshatare. Rritja e një klase të mesme aristokrate, krahas brezave të rinj ngeli utopike.

Lajme të ngjashme

Back to top button