Twitter do t’i zgjasë cicërimat!?

Twitter po mendon që më në fund t’ua mundësojë përdoruesve të shërbimit të saj një mënyrë të re dhe jo të kufizuar të postimit të mesazheve, që aktualisht ndalen në 140 karaktere.

Megjithatë, në këtë moment thuhet se ende nuk është e qartë se si do të duket produkti.

Twitter tashmë e ka hequr kufizimin prej 140 karaktereve në mesazhet direkte, ndërsa ka edhe produkte tjera të palëve të treta që mundësojnë krijimin e një cicërimë që nuk kufizohet në këtë numër të kufizuar të shkronjave dhe simboleve në një postim të caktuar në rrjetin social.

Lajme të ngjashme

Back to top button