Vdes pacienti pas 47 viteve të kaluara në spital

Abdullah Kozan, 67 vjeç, humbi betejën me jetën pas 47 viteve të kaluara në spitalin shtetërorë të Bursës, për shkak të sëmundjes kronike të mushkërive, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të mjekëve, Kozan ka vdekur më 26 shtator, ndërsa trupi i tij i pa jetë ka qëndruar për disa ditë në morg, në pritje që të merret nga familjarët. Trupin kishte ardhur ta marrë vëllai i Abdullahut të vdekur.

Kozan, me të përfunduar shërbimin ushtarak në vitin 1968, ishte paraqitur në spital duke u ankuar për probleme shëndetësore. Më vonë transferohet në spitalin në Bursa, ku është trajtuar për sëmundje kronike të mushkërive. Gjatë 47 viteve ai kishte qenë nën përkujdesje të 17-të mjekëve të ndryshëm.

Në periudha të caktuara, Kozan është lidhur edhe në aparate, ku në një farë mënyre është shndërruar në simbolin e spitalit, në të cilin ka qenë i shtrirë për gati pesë dekada.

Ditët i kishte kaluar pranë televizorit, duke u informuar për zhvillimet jashtë, si dhe duke ecur korridoreve të spitalit.

Lajme të ngjashme

Back to top button