Ja cilat janë masat që do të merren për Shqipëri-Serbi
“Një ndeshje me rrezikshmëri të lartë si ajo Shqipëri-Serbi ka nevojë për masa të rrepta sigurie“. Eshtë pikërisht kjo çfarë UEFA i ka kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Policisë së Shtetit për sfidën e 8 Tetorit që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, të marrë masa ekstreme ndaj cdo tifozi që do të përpiqet të shkaktojë edhe incidentin më të vogël, transmeton Supersport.
Siç zbulon vetë qeveria e futbollit europian, Kenny Scott, shefi i sigurisë së Uefas gjatë vizitës së tij të para pak ditëve në Tiranë u ka bërë të ditur drejtuesve të Policisë së Shtetit shqiptar që të nxjerrin menjëherë jashtë stadiumit cdo tifoz që mund të japë shenja të ndonjë një problemi të mundshëm, pa u dhënë asnjë shpejgim këtyre të fundit. Në Shqipëri kërkojnë të evitojnë edhe incidentin më të vogël pasi kjo ndeshje mund të rezultojë historike për kombëtaren kuqezi sa i përket shanseve të saj për tu kualifikuar në Euro 2016.
Në këtë mënyrë policia e shtetit ka konfirmuar se do të jenë 5 snajperë nga një për cdo pallat afër stadiumit dhe një helikopter që do të monitorojë ndeshjen nga ajri. Ndërkohë një polic do të qëndrojë në cdo ballkon të pallatave rreth stadiumit në mënyrë që edhe ata persona që kanë shtëpitë e tyre pranë Elbasan Arenas të kenë mundësi ta ndjekin ndeshjen, por pa praninë e miqëve apo shokëve.
Kenny Scott shefi sigurisë së Uefas u ka bërë të qartë drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit se nëse ndodh edhe incidenti më i vogël do të mbajë përgjegjësi pala shqiptare si organizatore e ndeshjes së 8 Tetorit. Prandaj për këtë arsye në stadium nuk do të lejohet të hyjë asnjë tifoz që mban veshur një fanellë me mbishkrimin “Autochtonous”. Përsa i përket tifozëve të gjithë ata që do të pajisjen me një biletë për sfidën Shqipëri-Serbi do të jenë kontrolluar më parë nga Shërbimi Informativ Shtetëror SHISH për të mos lejuar hyrjen në stadium të personave me precedent penal.