Rama takon Tsipras në New York
Kryeministri grek Alexis Tsipras i ka kërkuar Kryeministrit Edi Rama respektim të të drejtave fetare të minoritetit greke, duke theksuar rolin e rëndësishëm që ka në këtë nevojë, Kryepeshkopi Anastas.
Dy kryeministrat kanë zhvilluar një takim në New York, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, transmeton Klan.
Qeveria shqiptare nuk ka bërë njoftim për takimin. Ndërsa, sipas Zyrës së Shtypit të qeverisë greke, thuhet se ata kanë folur edhe për disa çeshtje ende të pazgjidhura që ekzistojnë mes dy vendeve, si ndarja e kufirit detar dhe për të cilat, Tsipras i ka kërkuar Ramën të shikohet rrugëzgjidhja duke u bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe në frymën e respektit të ndërsjelltë.
Tsipras ka garantuar Ramën se Greqia është në anën e vendit tonë në rrugën e saj drejt Evropës, por se pret që Shqipëria të tregojë angazhimin të fortë për integrimin.
Ata kanë folur dhe perspektivat e bashkëpunimit dypalësh, në mënyrë të veçantë në fushën ekonomike dhe atë tregtare. Mësohet se Kryeministri Rama i ka përsëritur Alexis Tsipras ftesën për të vizituar Shqipërinë.