Arrestohen 8 persona dhe konfiskohet 12kg marihuanë, në Aksionin policor “Rrjeti”

Janë arrestuar tetë persona dhe janë konfiskuar 12 kilogram marihuanë kuadër të aksionit policor “Rrjeti”.

MPB, aksionin e ka realizuar në tre raste të ndara, pasi që ua ka gjetur gjurmën trafikantëve të cilët kanë e kanë pasur për qëllim që ta shpërndajnë drogën, njofton MPB.

Në rastin e parë, policia është ballafaquar me një ndjekje njësoj si nëpër filma. Dy persona të cilët me makinë kanë transportuar drogë, janë vërejtur nga policia, por nuk janë ndaluar në sinjalizimin e policisë për t’i legjitimuar. Në tentim që të shmangin takimin me forcat policore kanë thyer edhe sinjalizimin për ndalje në pikë-pagesën e autostradës “Tetovë-Gostivar”. Mirëpo, policia ka arritur që t’i ndalojë, ku në këtë rast në makinën e tyre i ka gjetur 6 kilogram mariuhanë.

Në rastin e dytë janë arrestuar 5 persona nga Shkupi, të cilët me vete kanë pasur 3 kilogram marihuanë. Drogën e kanë siguruar nga Kosova, ndërsa e kanë përgatitur për shitje në 60 paketime, njofton Portalb.

Ndërsa aksioni i tretë ka ndodhur në autostradën Prilep- Shkup. Policia e ka arrestuar një person në makinën e të cilit kanë qenë të fshehur tre kilogram mariuhanë.

Lajme të ngjashme

Back to top button