BDI nuk është për regjistrim aktiv, por për pastrim të listës nga institucionet

Pastrimi i Listës zgjedhore, votimi i diasporës dhe kompetencat e KSHZ-së, sot janë temë e bisedimeve të grupeve punuese të partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, të cilat kanë filluar në mesditën e sotme në Klubin e Deputetëve.

Sipas disa informatave, qëndrimet e vetme në të cilat janë afruar janë ato të anëtarëve të KSHZ-së, të cilët do të zgjedhen sipas formulës “3+3+3”, apo tre anëtarë do të propozohen nga pushteti, tre nga opozita dhe atyre do t’u bashkohen edhe tre ekspertë të cilët do të zgjedhën me dy të tretën e shumicës në Parlament.

Të gjitha çështjet nuk janë të lëvizura nga pika e nisjes.

Meta”, ka siguruar disa informata që BDI nuk pajtohet për regjistrimin aktiv të votuesve, propozim i cili, është i pranuar nga VMRO-DPMNE dhe për LSDM-në. Ato theksojnë se nuk ka kohë për ashtu diçka dhe propozojnë kryqëzim, gjegjësisht pastrim të listës zgjedhore sipas të dhënave të MPB-së, nga shërbimet shëndetësore dhe sociale dhe nga Enti Statistikor. Disa burime nga partia thonë që nuk do të tërhiqen nga këto kërkesat sepse është periudhë e shkurtër deri te zgjedhjet që të mundet të bëhet regjistrimi i të gjithë votuesve.

Gjithashtu mësohet se partitë janë larg marrëveshjes për diasporën.

Lajme të ngjashme

Back to top button