LR-PDSH: Shqiptarët diskriminohen nga MPB-ja

Një numër i konsiderueshëm i të punësuarve shqiptarë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së mbrojtjes të RM diskriminohen dhe diskreditohen nga Drejtoria për Siguri të informacioneve të Klasifikuara(DSIK)sepse kanë problem që të pajisen me “ÇERTIFIKATËN E SIGURISË” gjegjësisht u ndalohet qasja dhe përdorimi i informacioneve të klasifikuara gjë që në të ardhmen mund të shkaktojë edhe ndërprerjen e marrëdhënies së punës për këta persona në këta ministri, thuhet në reagimin e Lëvizjes për Reforma –PDSH.

Ata thonë se është kundër kushtetues edhe vetë neni 55 /paragrafi 1 & 2/ i ligjit për informata të klasifikuara i cili thotë: “Drejtori i Drejtorisë mundet të sjellë vendim për refuzimin e kërkesës për lëshimin e çertifikatës së sigurisë nëse nuk janë plotësuar kushtet e neneve 46,47 dhe 48 të këtij ligji. Në vendimin e lëshuar  nga paragrafi 1 të këtij neni nukjepet sqarim për arsyet e rrefuzimit të kërkesës për  lëshimin e çertifikatës së sigurisë”.

Kjo kishte sjellë shpesh që drejtori i drejtorisë në fjalë të del edhe mbi parlamentin duke u cunguar bile edhepërfaqësuesve të popullit të mos ken qasje deri te informatat e klasifikuara e me atë mos të mundin të kryejnë obligimet ndaj qytetarëve.

Drejtoria përkatëse shpesh herë nxirret për rrefuzimin e kërkesave duke u bazuar  u bazuar kinse në hetimet e Drejtorisë përsiguri dhe kundërzbulim gjë që shpesh maskohet me nenin 55 te ligjit në fjalë.

Arsyeja më e shpeshtë për refuzim të kërkesës është konstatimi “person me rrezik sigurie”. Po si na qenka kjo e mundur të ndodhë gati 12 vjet pas sjelljes së ligjit përinformata të klasifikuara (Fletorjazyrtare nr.9 nga 27 shkurt2004) kur një numër i konsiderueshëm i këtyre personave përveç punës së rregullt që kanë kryer në këta ministri ata me sukses kanë kryer punën edhe misione të udhëhequra nga OKB, NATO, UE apo SHBA-të, pyesin nga LR-PDSH.

“Për shkaqe të lartpërmendura kërkojmë nga Institucionet përkatëse që të respektohen liritë dhe të drejtat themelore të punësuarve e që janë të siguruara me kushtetutë në mënyrë të barabartë pavarësisht nga përkatësia kombëtare, fetare dhe bindja politike dhe të korrigjohen vendimet e pabaza dhe diskriminuese.

Ti përkujtojmë përfaqësuesit shqiptarë se në drejtorinë në fjalë asnjëherë nuk ka pasur drejtor/zëvendës drejtor shqiptarë po as udhëheqës tjerë të lartë”, përfundon reagimi i LR-PDSH-së.

LR-PDSH kanë reaguar edhe në lidhje me botimin e fundit të Branisllav Svetozareviç, i cili i ka paraqitur shqiptarët si vrasës.

LR-PDSH: Vazhdojnë projektet antishqiptare të qeverisë VMRO-BDI me librat shkollorë!

Përndryshe, Lëvizja për Reforma në PDSH, ka reaguar edhe ndaj botimit të librit të funksionarit të lartë të VMRO-DPMNE-së, Branisllav Svetozareviç (Drejtor i muzeut të luftës nga pavarësia maqedonase), ku shqiptarët i pa paraqitur si vrasës.

“Pas investimeve të shumta në degradimin dhe fyerjen e popullit shqiptar përmes enciklopedisë maqedonase dhe teksteve shkollore, seriali shovinist, vazhdon me investimin më të ri shtetëror të koalicionit qeveritar VMRO-BDI. Kësaj radhe përmes një zyrtari shtetëror, drejtorit të Muzeut të VMRO, Branisllav Svetozareviç” thuhet në deklaratën e LR-PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button