Tejkalohet zënka, Hajredini dhe Zeneli të BDI-së miqësisht në një tavolinë

As 24 orë nuk kaluan pas zënkës mes dy anëtarëve të BDI-së, ata e bindin opinionin se gjithçka është në rregull mes tyre. Siç mëson Portalb, drejtori i SHMQSH “Cvetan Dimov” Shaip Zeneli, dhe Bilgin Hajredini, ish përgjegjës në shkollën e mesme kimike “Marija Kiri Skllodovska” pas zënkës që kishin pasur mbrëmë në “Librarinë e Çarshisë” së Shkupit në lidhje me bojkotin e nxënësve shqiptar në shkollën e mesme “Maria Kiri Sllodovska” ata janë ulur në një tavolinë për të shtrirë dorën e pajtimit.

Ata madje thonë se asgjë nuk ka ndodhur por se mediat kanë trilluar ngjarjen.
“Shkrimet janë plotësisht të pavërteta dhe shpifje. Këtë fakt e dëshmon edhe dita e sotshme ku të dy kanë duke pirë kafen e mëngjesit së bashku në një ambient krejtësisht miqësor.” thonë ata.

Rasti nuk është paraqitur në polici, konfirmoi zëdhënësi i MPB-së, Ivo Koteski.

Lajme të ngjashme

Back to top button