Një grumbull i madh parash imagjinare

Problemi i vetëm me këtë material është gabimi në titull “i rëndë” 17 miliardë euro! Shikuesi mbetet i stepisur nga shuma (në euro) që përmendet në paralajmërimin e kronikës, të cilën, gjoja, duhet ta ndajnë Maqedonia dhe Serbia.

Megjithatë, nuk ka vend për eksitim, në pyetje janë një mijë herë më pak para!

ttp___sitel.com.mk_17-milijardi-evLinku deri te artikulli origjinal: 17 miliardë euro ndihmë për Maqedoninë dhe Serbinë

Data dhe koha e publikimit: 23.09.2015,  16:26

Data e recensionit: 25.09.2015

Recensuese: Оlivera Vojnovska

 

NË VEND TË MILIONAVE – MILIARDA

Në fakt, ndihma financiare nga Bashkimi Evropian për Maqedoninë dhe për Serbinë për zgjidhjen e krizës së migrantëve, nuk ka lidhje me shumën fnatastike e cila i komunikohet publikut gjatë paralajmërimit të informatës.

Të dyja vendet, në fakt, duhet të marrin 17 milionë еuro ndihmë për t’u ballafaquar me problemin e refugjatëve.

Mirëpo, çka do të thotë në rastin konkret gabimi prej tre zerosh në titull (numri aspak nuk përmendet në pjesën përmbajtësore të tekstit)?

Si ilustrim për atë se sa para janë 17 miliardë euro mund të shërbejë buxheti i Maqedonisë për vitin 2015 prej 163.280.000 denarësh, gjegjësisht rreth 2,7 miliardë euro. Ai është për 6,5 herë më i vogël se sa shuma që përmendet në paralajmërimin bombastik të kronikës që e recensojmë, ku milionat me lehtësi bëhen miliarda.

Mirëpo, pavarësisht nga ajo se, me siguri, gabimi është bërë nga shpejtimi gjatë përgatitjes së lajmeve, kjo nuk e zvogëlon përgjegjësinë e medies, e cila faktikisht plason informatë të pasaktë.

Pakujdesia e këtillë është e palejuar, veçanërisht kur bëhet fjalë për lajme të rëndësishme të publikuara në televizion me koncesion nacional.

P.S. Edhe pesë ditë pas publikimit të kronikës me titull të gabuar, në ditën kur është publikuar ky recension, gabimi në titull akoma nuk është përmirësuar.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button