Shaqiri thurrë elozhe për Premier Ligën

Mesfushori i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri, beson se ai po luan në ligën më të mirë në botë – Ligën Premier. Futbollisti shqiptar ka luajtur në Zvicër, Gjermani, Itali dhe tash në Angli, ku beson se është liga më e fortë.

“Është e vërtetë se Stoke nuk e ka reputacionin e njëjtë ndërkombëtar (si Bayern Munich dhe Inter). Klubi ka ambicie të mëdha. Duan të zënë vend në Evropë, prandaj kam ardhur këtu”. Futbolli në Itali ishte shumë taktik, ndërsa këtu në Angli mund ta ndiej lojën sulmuese. Futbolli këtu është i vështirë dhe spektakolar dhe po e shijoj. Edhe pse kam luajtur vetëm disa ndeshje në Ligën Premier deri më tani, mendoj se kam ardhur në Ligën më të mirë në botë. Mbi të gjitha, dua të luaj, ta përsos lojën time dhe të shkojmë përpara me skuadrën”, ka thënë Shaqiri. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button