Takim Kosovë-Serbi për problemin Miss Universe

Pas raportimeve se Miss Kosova, Mirjeta Shala nuk do të lejohet të marrë pjesë në Miss Universe për shkak se Rusia nuk e ka pranuar Kosovën, mediat serbe shkruajnë se i gjithë keqkuptimi do të shmangej po qe se Miss Kosova do të kishte bartur edhe fusnotën.

Qarqet diplomatike i kanë thënë mediave serbe se Kosova nuk do të mund të marrë pjesë ende në garën që mbahet në Rusi, derisa ajo të mos deklarojë se do të mbajë edhe fusnotën, që do të konfirmonte neutralitetin ndaj statusit.

Për këtë çështje nuk ka lënë pa u shprehur as kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka falënderuar Rusinë për përkrahjen dhe për ndalimin e pjesëmarrjes së Kosovës.

“Serbia ka një vajzë për Miss Universe dhe nuk mund të ketë dy kandidate, derisa njëra prej tyre të mos ketë fusnotë, për të bërë të qartë se ato të bukuroshe janë shumë të mira dhe mund të marrin pjesë së bashku”, theksoi Daçiq.

Menjëherë pas incidentit ka reaguar edhe Bashkimi Evropian, që ka paralajmëruar një zgjidhje të kësaj krize diplomatike.

“Të hënën do të jetë një takim mes përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel me pikën e vetme të takimit – zgjidhjen e problemit të pjesëmarrjes për Miss Universe”, shkruan në një komunikatë.

Ministria e Jashtme e Kosovës ende nuk e ka konfirmuar një takim të tillë, por deri tani shumë vende kanë reaguar kundër mos lejimit të Miss Kosovës që të marrë pjesë në garën për më të bukurën e botës.

Madje Miss Shqipëria ka paralajmëruar tërheqjen e kandidates së saj në rast se nuk i garantohet pjesëmarrja Miss Kosovës.

Fotografi zyrtar i kësaj ngjarje është Fadil Berisha, edhe ky shqiptar.

Lajme të ngjashme

Back to top button