“Brumbuj” në çdo takim, kush dhe pse i inçizon Gruevskin, Peshevskin dhe Todorovin? (FOTO)

Pasi ka filluar fushata e kryeministrit Nikolla Gruevski për vizitën e qytetarëve nëpër Maqedoni, nëpër të cilat vizita ka premtime të reja , edhe një punë tjetër është e vërtetë. Thuajse në të gjitha ngjarjet, pa përjashtime, Gruevski dhe funksionarët e partive të tij, kanë një shtojcë të re moderne, apo mbajnë mikrofon pa tel “Brumbull”, njofton Meta.

Me atë, çdo fjalë inçizohet (apo transmetohet) me kualitet të lartë. Deri më tani nuk kemi ndonjë përgjigje se kush dhe pse i inçizon (apo i transmeton) bisedat me qytetarët të funksionarëve të pushtetit dhe a do të përdoren për propagandë qeveritare apo do të mbahen vetëm në arkiv?

Nga paraqitja e fundit, kryeministri Gruevski, “Brumbull”, ka mbajtur në vendet në vazhdim:

  • Vizitë punuese në “Makedonski Brod”, ku i ka parë projektet të cilat i ka realizuar Qeveria, por edhe disa projekte tjera.
  • Në vendosjen e gur themelit të objektit “ ODV Elektrik”, në zonën teknologjike Ohër-Strugë.
  • Në lëshimin për përdorim të dy fushave për tenis në Manastir.
  • Në vendosjen e gur themelit për ndërtimin për spital të ri në komunën Ilinden.
  • Në vizitë të komunës Sopishte.

Vlladimir Peshevski, ka mbajtur gjatë vizitës në Petrovec dhe gjatë vizitës punuese në komunën e Ilindenit, ndërkaq Nikolla Todorov, në vizitën e fshatit Agllarci i Epërm dhe gjatë vendosjes së gur themelit  të spitalit të ri në komunën e Ilindenit.

Se nuk ka asgjë të keqe për mbajtjen e “brumbullove” të vegjël, e vërtetoj analisti Petar Arosovski, sipas të cilit , mund të ketë vetëm problem etik, në pjesën e ngatërrimit të shtetit dhe partisë.

“Mbajtja e mikrofonave pa tela, mund të bëhet për dy arsye. Nga aspekti teknik- për zërim më të mirë për televizionet të cilët e ndjekim ngjarjen, por edhe për zërim për fushatën e cila do të bëhej para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Këtu nuk mëdyshje etike dhe ajo është çështje e njerëzve nga Zyra e funksionarëve për marrëdhënien me publikun”.

Nikolla Gruevski Nikolla Gruevski Nikolla Gruevski Nikolla Gruevski Vlladimir Peshevski Zoran Stavrevski Nikolla Todorov

 

Lajme të ngjashme

Back to top button