Debat dhe promovim i Doracakut për sektorin civil aktiv

Qendra për Dokumentim dhe Hulumtime Strategjike në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëri e Hapur-Maqedoni, do promovojnë “Doracakun për sektorin civil aktiv”, dhe do të mbajnë debat më 29 shtator, me fillim në ora 12 në hotel Holiday In në Shkup.

Në ngjarje do të prezantohen analiza lidhur me vendin dhe rolin e sektorit civil aktiv në Maqedoni, të bëra nga disa hulumtues të njohur dhe qytetarë-aktivistë, të cilët janë pjesë e Shkollës për sektorin civil aktiv, të cilin e organizon dhe e zbaton Forumi për Dokumentim dhe Hulumtime Strategjike në kuadër të projektit të USAID për shoqërinë civile.

Shkolla për sektorin civil aktiv organizohet për të rinj, përfaqësues të organizatave qytetare dhe grupet joformale, me qëllim që t’u sigurohen njohuri dhe aftësi të nevojshme për realizimin e iniciativave.

Ngjarjen do ta hapë Sllagjan Penev nga Forumi për Dokumentim dhe Hulumtime Strategjike, ndërkaq do t’i prezantojnë analizat e tyre, Mirjana Najçevska, Zharko Trajanovski, Vllado Apostollov dhe Xhelal Hoxhiq.

Lajme të ngjashme

Back to top button