Lajmin nuk e përbën vetëm njëra palë

[Recension: Adili: Do ta shpartallojmë BDI-në, fillojmë bashkëpunimin me Lëvizjen BESA]

Rregulli bazë i gazetarisë profesionale është që në një lajm të mos mungojë asnjëherë pala tjetër. Në rast se gazetari shkel kodin etik duke mos kërkuar palën tjetër, ai perceptohet i njëanshëm. Lajmi që po recensojmë është i bazuar vetëm në prononcimin e një personi.

Deputeti i aktual i BDI-së, Zulfi Adili thotë se, partisë së re “Uniteti” do ti bashkohen një numër i madh i anëtarëve të partisë së Ali Ahmetit. “Nënshkruesit për formimin e partisë së re janë një numër i madh i anëtarëve të organit më të lartë të BDI-së, Këshillit të Përgjithshëm, gjegjësisht të gjithë ata që janë zhgënjyer me faktin se partia e Ahmeti nuk ka mbledhur forcat për tu dekriminalizuar”, është shprehur Adili për gazetën Dnevnik.

Adili  Do ta shpartallojmë BDI në  fillojmë bashkëpunimin me Lëvizjen BESA screenshotLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Adili: Do ta shpartallojmë BDI-në, fillojmë bashkëpunimin me Lëvizjen BESA

Data dhe koha e publikimit: 21.09.2015

Data e recensionit: 21.09.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Çdoherë kur gazetari shkruan, për çdo rresht të shkruar, duhet të pyes veten se si të bind publikun se këto që po i them janë të vërteta? Në cilat dëshmi duhet të bazohem dhe si të konfirmojë vërtetësinë e deklaratave. Sidomos kjo është e nevojshme kur bëhen parafrazime.

Adili thotë se tentativat e tyre për ta reformuar partinë nga elementët e dëmshëm nuk kanë dhënë rezultate, transmeton agjencia e lajmeve INA. Ai gjithashtu ka potencuar se janë në kontakt me Lëvizjen Besa për krijimin e një fronti opozitar të shqiptarëve në Maqedoni. (INA)

Lëvizja BESA si e cituar në këtë artikull, nuk është element i cili mund të anashkalohet. Gazetari është i detyruar së paku të kërkoj qëndrim zyrtarë rreth zërave se ata i pret një bashkëpunim me lëvizjen e re politike.
Çdo lajm duhet të ketë të gjitha palët, por aq më shumë kjo ka rëndësi kur bëhet fjalë për ngjarje me interes të madh te publiku.

Pjesa tjetër e lajmit, duke filluar nga burimet e cituara dhe deri tek rregullimi i tekstit dhe aspekti stilistik, janë në rregull. Teksti është i lexueshëm dhe në të janë bashkëngjitur elemente solide multimediale.

Lajme të ngjashme

Back to top button