Ditë të hapura për qytetarët në Kadastrën e Shkupit

Agjencia për Kadastër të Patundshmërive prej sot deri të premten, në Qendrën për Kadastër të Patundshmërive – Shkup, organizon ditë të hapura për banorët e Komunës Karposh, Gjorçe Petrov dhe Saraj.

Qytetarët, të cilët paraprakisht kanë caktuar termin me ekipet e Kadastrës, prej orës 9 deri në orën 17 do të mund të drejtohen për informacione ose zgjidhje të problemeve.

Nga ky vit së bashku me ekipe profesioniste të kadastrës do të jenë edhe ekipet e Drejtorisë për çështje pronësore-juridike, me qëllim që qytetarët të munden menjëherë ta zgjidhin problemin ose ta marrin informacionin e nevojshëm, njofton Alsat M.

Lajme të ngjashme

Back to top button