Tryezë e rrumbullakët për rolin e Këshillit Gjyqësor

Gjykatës dhe përfaqësues nga gjyqësia sot do të marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët “Roli i Këshillit gjyqësor dhe gjykatat më të larta në mbrojtjen e gjykatësve nga përzierja në pavarësinë e tyre”.

Është paraparë në tryezën e rrumbullakët të mbajnë fjalim Branko Ushkovski, kryetar i Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, Lidija Nedellkova, kryetare e Gjykatës Supreme si dhe ministri i Drejtësisë Adnan Jashari.

Tryeza e rrumbullakët do të mbahet në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë “Pavel Shatev” në organizim të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, njofton MIA.

Lajme të ngjashme

Back to top button