Miss Universi rrezikon 2 vjet burg në Indi

Një set fotografik i realizuar në Indi, mund ti kushtojë 2 vjet burg Miss Universit, Olivia Culpo.

Siç shkruan “Huffington Post”, Olivia Culpo ka qëndruar në Indi për rreth 10 ditë, ku ka realizuar një set fotografik për një firmë këpucësh në monumentin Taj Mahal.

Sipas autoriteteve indiane, në monumentin Taj Mahal ndalohet çdo lloj aktiviteti komercial, për të ruajtur vlerat historike dhe arkeologjike të monumentit. Përveç Miss Universit dhe stilistes së saj Sanjana Jon, nën hetim janë edhe rojet e sigurisë së monumentit të cilët kanë lejuar realizimin e fotografive.

Olivia Culpo rrezikon 2 vjet burg dhe një gjobë prej 1600 dollarësh. 

Lajme të ngjashme

Back to top button