Filmi i fundit, zbulohen pamjet e panjohura të Marilyn Monroe

Pamjet në prapaskenat e filmit të fundit të yllit hollivudian Marilyn Monroe kanë dalë në shitje për 20 mijë paund, transmeton Lajmifundit.al Xhirimet qe jane plot 48 minuta, të papara ndonjëherë janë bërë teksa Monroe regjistronte në zona të ndryshme të SHBA më 1961 për filmin “The Misfits”.

Filmi, në të cilin Monroe luante rolin e një gruaje të divorcuar që miqësohet me bukuroshin Clark Gable, i madh në moshë, por me një karakter kauboj, i cili u dëmtua gjatë xhirimeve, dhe nga një varg pengesash.

Monroe po i jepte fund martesës së saj me Arthur Miller, shkrimtarin e filmit dhe në një moment xhirimet ishin shtyrë për dy javë, që Monroe të shkonte në rehabilitim.

Prodhimi  iu besua Stanley Killar, i cili i ka bërë filmimet me kamerën e tij personale. Si pjesë e skuadrës së produksionit, Killar pati mundësi të filmonte dhe në vende ku media nuk lejohej kurrë, dhe arriti të kapte disa pamje të yllit të filmave.

1

2

Lajme të ngjashme

Back to top button