Kroacia: Të gatshëm ta mbyllim “hermetikisht” kufirin me Serbinë

Acarimet e marrëdhënieve Kroaci-Serbi duket se nuk do të përfundojnë së shpejtë, përkundër faktit se Kroacia të premte ri-hapi kufijtë me Serbinë pas presioneve të shumta nga kjo e fundit dhe zyrtarë të BE-se.

Për të përditshmen “Jutarnji List”, qeveria kroate ka konfirmuar se nëse Serbia nuk ndalon së drejtuari refugjatët drejt Kroacisë, atëherë vendi do të jetë i gatshëm do ta mbyll “hermetikisht” kufirin me Serbinë.

Sipas të përditshmes kroate, është kjo hera e parë që autoritetet kroate, edhe jozyrtarisht, kanë thënë se janë të gatshëm ta mbyllin tërësisht kufirin me Serbinë, transmeton Indeksonline.

Ndërkaq, sipas të përditshmes “Vecernje Novosti”, probleme të mëdha do të paraqiten nëse Kroacia vendosë të nis zbatimin e planit D, i cili nënkupton ngritjen e një muri kufitar me Serbinë.

“Nëse Kroacia vendos të shkojë rrugës së Budapestit, duke ngritur mur me gjemba në kufi, Serbia do të vërshohet nga refugjatët, dhe do të duheshin javë të tëra që ata të gjenin një rrugë të re drejt Perëndimit”, ka shkruar “Vecernje Novosti”.

Lajme të ngjashme

Back to top button