Samsung Gear S2 shitet menjëherë

Ora e re e Samsung, Gear S2 së fundmi ka filluar shitjet me para-porosi në Korenë e Jugut dhe me sa duket pajisja e dorës është shumë e famshme në vendin e saj të origjinës, sepse e njëjta është shitur në të gjitha njësitë për dy orët e para pas fillimit të shitjes.

Me sa duket, Samsung ka pasur vetëm 1000 njësi në dyqanet e saj të Gear S2 dhe kjo ka bërë që e tërë sasia të shitet menjëherë, para datës zyrtare kur do të debutojë, që është 2 tetori.

Samsung Gear S2 bazohet në sistemin operativ të Samsung – Tizen OS dhe vjen me ekranin prej 1.2” në AMOLED me rezolucionin prej 360 x 360 pikselëve.

Samsung ka vënë 512MB RAM dhe 4GB memorie në orën e saj, bashkë me procesorin dual core në 1GHz.

Lajme të ngjashme

Back to top button