Ahmeti: Të mençurit nuk bërtasin, të vegjlit kukasin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga funksionar të lartë të BDI-së në pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ, ka vizituar sot komunën e Zhelinës.

Në fund të vizitës, Ahmeti foli edhe për fushatën e shpifjeve dhe konstruksioneve tendencioze ndaj tij dhe BDI-së.

“Unë jam angazhuar në karrierën time edhe për fjalën e lire edhe për mendimin e lire. Nuk i takoj plejadës se njerëzve qe mbysin fjalën e lirë, sepse vlerësuesi ne fund të fundit është vet populli. Mileti është vlerësuesi, korrektuesi dhe redaktori më i mirë. Të  mençurit nuk bërtasin, të vegjlit kukasin. Pavarësisht se çka thuhet, ne nuk guxojmë te devijojmë nga agjenda dhe përcaktimet tona drejt realizimit te qëllimeve fisnike qe i kane shqiptaret ne RM”, përfundoi Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Me te vertet fjalet t’ua nuk ndegjohen dhe nuk duhet te ndegjohen…… s’ke lidhje me realitetin dhe te tashmen…

Back to top button