Roma e frikshme, shkatërron Carpin

Roma është kthyer te fitorja pas një barazimi dhe një humbjeje duke mposhtur Carpin në Olimpico me rezultat të lartë prej 5-1.
Nikoqirët ishin fantastikë që nga fillimi, ndërsa te goli i epërsisë erdhën në minutën e 24 me anë të Konstantinos Manolas.

Miralem Pjanic ishte i mahnitshëm nga gjuajtja e lirë, goditja e të cilit u ndal në rrjet (28’).

Gervinho u rikthye te goli pas një kohe të gjatë (31’), ndërsa Marco Borriello i shënoi ish-skuadrës së tij (34’), golin që rezultoi i nderit për mysafirët.

Pas një aksioni të Tottit, Mohamed Salah shënoi golin e katërt të Giallorossëve (51’), derisa Lucas Digne shënoi golin e pestë (68’). Matos dështoi nga penaltia për Carpin.

Pas javës së gjashtë, Roma numëron 11 pikë nga tri fitore, dy barazime dhe një humbje. Kreu është katër pikë larg (por Interi ka një ndeshje më pak të zhvilluar). /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button