Rike bëhet nuse, “peshkon” Granit Xhakën (FOTO)

Në këtë tendencë që ka përfshirë të gjitha vajzat e njohura të ekranit, për ta parë veten nuse para se të vendosin të martohen, është përfshirë edhe Rike Roçi, e cila u bë e njohur këtë vit në “Big Brother 6”.

Ajo ka veshur kështu një fustan nusërie të San Patrick nga “Ami Event”, fustan që ia ka ofruar Ermal Mamaqi me rastin e xhirimit te videkenges me rokerin nga Kosova, Andos, i cili ka postuar fotot e para, para daljes së videos, ku shfaqet Rikja e veshur për herë të parë me të bardha.

Nga fotot duket se momentet e xhirimit kanë shkuar shumë mirë dhe me shumë harmoni mes tyre, sikur të njiheshin prej kohësh, dhe kjo eksperiencë e ka thelluar miqësinë e tyre duke u argëtuar edhe në kohën e lirë të dy së bashku.

E ndërkohë që Rike ka shfrytëzuar më së miri rastin për të bërë foto provokuese me futbollistin shqiptar të Zvicrës, Granit Xhaka i cili duket se përpos fitores në futboll gjatë qëndrimit në Shqipëri ka fituar edhe diçka tjeter së paku për “shoqëri”, bukuroshen shqiptare Rike Roshi e cila ka jetuar në Itali para hyrjes në “Big Brother”.

Lajme të ngjashme

Back to top button