Facebook përditëson një veçori që është injoruar për një kohë të gjatë

Veçoria për shënime – Notes, ju lejon që të shkruani shkrime të gjata në një format të mrekullueshëm. Por, kjo veçori nuk ishte pothuajse një sukses i madh, kjo pasi që Facebook e kishte injoruar atë.

Tani rrjeti social është duke e bërë një ridizajnim të tij, paralajmëroi Facebook dje. Versionet e rifreskuara të Notes janë tani në dispozicion për të gjithë.

Kompania e kishte injoruar këtë veçori prej kohësh; përditësimi më i madh ishte në vitin 2010, por pasi Facebook ka arritur numër më të madh të përdoruesve aktiv, ka menduar që ta përditësojë këtë veçori e cila do të shërbejë si një vend edhe për postimet blog të kompanisë, transmeton lajmi.net.

Përditësimi sjell disa veçori të nevojshme. Përdoruesit tani mund të kenë qasje në një set të veglave për formatimin e tekstit – të tilla si titujt, nëntitujt, kopertinat dhe më shumë.

Disa prej veçorive ishin në dispozicion edhe në versionin e kaluar të Notes, por ridizajnimi e bën atë më shumë elegant. Me një shkrim të ri dhe një pamje më të bukur vizuale, Notes tani duket më shumë si një blog se sa si një status i zgjeruar – që dukej më parë.

Risi FB

Lajme të ngjashme

Back to top button