Shkenca zbulon vetitë e rrushit për shëndetin, mbron lëkurën

Shkencëtarët nga Universiteti i Barcelonës kanë zbuluar se përmbajtja e flavonoidit tek rrushi ndihmon për të mbrojtur lëkurën kundër sëmundjeve, qoftë edhe kancerit.

Në kundërshtim me atë që mendojmë, dielli nuk është një mallkim, dhe rrezet ultra-vjollcë janë të dobishme, sepse ato i japin vitaminë D trupit tonë. Natyrisht, ekspozimi i shumtë shkakton djegie. Tek disa njerëz, ekspozimi intensiv në diell shkakton melanomë dhe kancere të tjera të lëkurës. Sipas studimit, antioksidantët e gjetur tek rrushi ju ndihmojnë për të mbrojtur qelizat e lëkurës nga rreziku i dëmtimit gjatë ekspozimit të zgjatur në diell.

Kremrat që përmbajnë flavonoidin e rrushit mund të jenë një alternativë e mirë për mbrojtjen e lëkurës. Ato kanë dobi të dyfishtë duke qenë se mbrojnë lëkurën dhe lejojnë rrezet UV të depërtojnë në lëkurë dhe të prodhojnë vitaminën D.

Studimi nuk specifikon nëse konsumi i rrushit, verës dhe produkteve të tjera që përmbajnë rrush janë aq të dobishme sa aplikimi i jashtëm. A është vallë një rastësi që në vendet e Mesdheut, ku ekspozimi në diell është konstant dhe konsumimi i rrushit është i madh, numri i njerëzve që vuajnë nga kanceri i lëkurës është shumë i ulët?

Lajme të ngjashme

Back to top button