Ende sekret raporti etnik në shkolla

“Evidente është se në paralelet me mësim në gjuhën shqipe ka më tepër nxënës se sa në ato maqedonase, pasi numri i nxënësve shqiptarë është në rritje”, pohon Neziri, këshilltari i ministrit të Arsimit.

Të gjithë jemi dëshmitarë të disproporcioneve numerike të nxënësve nëpër paralele në bazë të gjuhës në te cilën zhvillohet mësimi, e për pasojë edhe të faktit se një mësuesi shqiptarë i takojnë shumë më tepër nxënës se sa një mësuesi që punon me nxënës që mësimin e zhvillojnë në gjuhën maqedonase. Mirëpo, sa herë që Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet të prononcohet për këtë çështje, asnjëherë nuk është e gatshme të jep informacionet përkatëse.

Në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase, numri i nxënësve stagnon. “Nuk mund të jap numër të saktë dhe as të them se ka rënie në numrin e nxënësve maqedonas, në Komunën e Çairit, mirëpo numri i tyre është dukshëm më i vogël”, shprehet Neziri.

Mosbalancimi i numrave nëpër paralele me automatizëm krijon kushte të pa barabarta në punë, përveç dallimeve të mëdha në cilësinë e arsimit. “Nxënësve nuk mund t’ju kushtojmë as një minutë kohë – secilit, pasi janë 34 në klasë”, ankohen arsimtarët, ndërsa shpjegojnë se për 40 minuta sa zgjatë ora e mësimit është e pamundur të organizohet një orë mësimore sipas standardeve për mësim. E kur janë në pyetje shkollat me mësim në gjuhën shqipe, është bërë traditë që MASH të nënvizon karakterin multi-etnik, si gjoja përparësi, transmeton Koha.

Lajme të ngjashme

Back to top button