Testohen 145 kandidatët në provimin e Jurispodencës

Kandidatët të cilët kanë kaluar pjesën e parë të provimit me shkrim të Jurisprudencës, i janë nënshtruar sot këtij provimi edhe me gojë.

Ky provim i cili organizohet nga komisioni për dhënien e provimit të Jurisprudencës pran Ministrisë së Drejtësisë, është edhe kushti kryesor i juristëve të diplomuar për t’u bërë gjyqtarë apo edhe prokurorë.

Numri prej 145 kandidatëve që kanë kaluar provimin me shkrim, nga 220 sa i janë nënshtruar gjithsej, llogaritet të jetë përqindja më e madhe e kalueshmërisë se herëve të tjera.

Kryetari i këtij komisioni, Fejuzulla Hasani, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për këtë provim dhe se ky numër kaq i madhe i kandidatëve që kanë kaluar provimin me shkrim është befasues për ta.

“Ka pasur një kalueshmëri në aspektin e përqindjes më të madhe se herëve tjera, ngase kjo është eliminuese. Do të thotë është eliminuese për shkak se kandidatët të cilët nuk e kalojnë civilen ose penalen me shkrim, nuk kanë të drejtë të i nënshtrohen provimit me gojë. Do të thotë, kësaj here numri ka qenë afër 70 % të kandidatëve të cilët e kanë kaluar provimin me shkrim”, tha Fejzullahu.

Njëri nga këta kandidatë, Edisin Simani, i cili i është rinënshtruar këtij provimi pasi që herën e parë nuk e ka kaluar atë, tha se ky provim është pak i rëndë.

“Është mirë, është pak i rëndë dhe se duhet t’i japim provimet të gjitha menjëherë. Se ne që jemi në riprovim me i dhënë dy lëndë, me ra në tri lëndë, duhet përsëri të ju nënshtrohemi nga shkrimi deri me gojë, që kjo është pak e keqe, ndërsa kështu është organizimi i mirë sepse duhet t’i dimë këto gjëra që na nevojiten për profesion në të ardhmen. Kështu që mirë, tash ka filluar të organizohet më shpesh, se viteve të kaluara nuk u formoje komisioni”, tha Simani, përcjell kosovapress.

Në anën tjetër, Shyqyri Hoxha, i cili po i nënshtrohet për herë të parë këtij provimi, tha se ka mjaftë emocione dhe se për të ardhur deri këtu ka pasur shumë sfida. Megjithatë, ai pret që gjithçka t’i shkojë siç duhet.

“Kjo është hera e parë që hyjë në provimin e Jurisprudencës, e kam kaluar provimin me shkrim tani pres që të i nënshtrohem provimit me gojë. Normal që është një provim që kush nuk i ka provuar nuk i dinë ndjenjat dhe nuk i dinë sakrificat që e bëjnë për të ardhur deri të ky provim. Është provim që në të ardhmen na qel rrugë, për arsye se duke parë numrin e madh të juristëve që po diplomoj në nëpër fakultetet në Kosovë, kjo na bënë që ne të jemi më të pavarur dhe më të lirë në profesion dhe në këtë formë mundohemi që të paktën të ulet papunësia në Kosovë”, tha Hoxha.

Të gjithë këta kandidatë kanë marrë rezultatet e provimit me shkrim të martën, ku palët kanë pas të drejtë ankese 3 ditë. Nga 8 ankesa sa kanë qenë gjithsej, 7 nga to janë refuzuar, ndërsa vetëm një është miratuar.

Rezultatet e kandidatëve të cilët kanë hyrë në riprovim pritet të dalin sot në mbrëmje, ndërsa, ata që i janë nënshtruar provimit për herë të parë, rezultati do iu komunikohet nesër.

Lajme të ngjashme

Back to top button