Çaushi: Liberalizimi temë premtimesh

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Driton Çaushi, ka thënë se premtimi për liberalizimin e vizave në Kosovë funksionon si mekanizmin për dalje nga kriza për njerëzit si individë.

Por, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të ofrojë dalja nga kriza për shtetin e jo për individin pa Shtet.

“Përderisa Serbia avancon edhe drejt BE-së edhe brenda Kosovës, Qeveria e Kosovës lutet për liberalizim të vizave. Liberalizimi i vizave në Kosovë funksionon si premtim për dalje nga kriza për njerëzit si individë. Ama Qeveria do të duhej që të ofrojë dalje nga kriza për shtetin me individë e jo për individë pa shtet. Kriza duhet të shkojë dhe jo Kosova, apo jo?”, ka shkruar Çaushi.

Ndryshe, premtime për liberalizim të vizave ka pasur prej vitit 2009. Në atë kohë Thaçi premtonte se kosovarët do të lëviznin pa viza prej vitit 2010.

Tash, përsëri janë riaktualizuar premtimet për liberalizim të vizave, duke thënë se prej vitit të ardhshëm s’do të ketë me viza për qytetarët e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button