Kreu i Federatës Angleze të Futbollit: Situata në FIFA është si shkumë sapuni

Pas ngritjes së padisë penale kundër Sepp Blatter, kreut të Federatë Botërore të Futbollit (FIFA), për mashtrim të mundshëm dhe menaxhim kriminal, presidenti i Federatës Angleze të Fudbollit, (FA) Greg Dyke në një intervistë për rrjetin britanik BBC tha se organizata ombrellë e futbollit është “si shkumë sapuni” transmetuon Anadolu Agency (AA).

“Është e qartë se federata botërore është në rrëmujë. E rëndësishme është se tani kemi një program të përshtatshëm të reformave, ashtu që kurr më të mos e shohim FIFA-n në këtë gjendje”, tha Dyke.

79 vjeçari Blatter, ndër të tjera është akuzuar për nënshkrimin e kontratave dhe pagesën e parave Presidentit të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Michel Platini, i cili gjithashtu ishte marrë në pyetje nga policia. Blatter ka mohuar të gjitha akuzat, kurse avokati i tij tha se klienti i tij po bashkëpunon plotësisht me policinë, e cila është duke hetuar rastin.

FIFA është tronditur nga skandali në maj të këtij viti, kur Ministria e Drejtësisë së SHBA-ve akuzoi 14 zyrtarë të organizatës për shkak të korrupsionit dhe shantazhit. Hetimi është ende në vazhdim, e cila përfshinë edhe votimin e organizimit të Kupës Botërore në Katar dhe Rusi.

Kreu shum vjeçar i FIFA-s, Blatter dha dorëheqje katër ditë pasi u rizgjodh në këtë post

Lajme të ngjashme

Back to top button